Breaking news
  1. ユニークカジノunique Casinoレビュー
  2. ボンズカジノの$40無料ボーナスと50回フリースピン情報や評判を解説!
  3. ボンズカジノの無料登録で4500円の入金不要ボーナスが必ず貰える!
  4. カジノジャンボリーとは?登録方法、入金出金方法、やり方を徹底解説
  5. ユニークカジノunique Casinoレビュー

Historia e klubit

Në vitin 1957 u themelua klubi i parë i hendbollit i qytetit të Ferizajt. Ky klub u emërtua Borac.

Por, sporti mori përmasa të qëndresës kombëtare, sidomos në vitet e pushtimit në vitet 90–të , kur objektet sportive ishin të ndaluara për sportistët shqiptarë. U mëvetësua edhe hendbolli. Klubi Borci u riemërtua Kastrioti.

Në vitin 1958 në formë turneu u mbajtën garat në nivel të Kosovës në hendboll. Në këtë vit, Borci, siç e quanim ne, u paraqit për pjesëmarrje në këtë garë , por për shkak të gjendjes financiare hoqi dorë .

Borci për herë të parë mori pjesë në kampionatin e Kosovës 1960/1961. Dhe e ruajti vazhdimësinë e aktivitetit deri në ditët tona. Në vitin 1972, Borci u bë anëtar i ligës së dytë federative. Qysh në kampionatin e parë në këtë rang hendbollistët ferizajas dëshmuan se nuk do të mjaftohen me kaq. Zunë vendin e tretë, ndërsa në kampionatin e radhës 1973/74 ishin krejt afër titullit të kampionit, por në fund dolën të dytët.

Në kampionatin e ligës së dytë federative 1974/75 hendbollistët e Ferizajt u bënë kampion në këtë rang dhe ia dolën që për të parën herë të bëhen anëtarë të ligës së parë federative të ish- Jugosllavisë. Gjithsesi, 15 qershori i vitit 1974, kur ata siguruan plasmanin në ligën e parë do të mbetet një datë e shënueshme.

Mirëpo, edhe në vitet vijuese skuadra ferizajase i qasej çdo kampionati me një pikësynim: që të kthehej në ligën e pare federative , që cilësohej nga ekspertët e hendbollit si liga më cilësore në gjithë rruzullin tokësor. Dhe pas dështimit në kualifikimet e vitit 1977 në një konkurrencë të katër ekipeve, në vitin 1978 po në kualifikimet për ligën e parë, që u zhvilluan në Svetozarevë, Borci sërish u bë pjesë e ligës së parë federative.

Edhe pse të qenit anëtar i ligës së parë në vitet 70-të dhe 80-të të shekullit të kaluar ishte sukses për admirim, e arritura më e madhe e hendbollistëve ferizajas ishte plasmani i tyre në finalen e Kupës së Jugosllavisë në vitin 1979, kur humbën në Banjallukë nga Borci vendës dhe kësisoj e lëshuan rastin që të ngadhnjejnë në këtë garë të fortë, në një shtet 22 milionësh.

Kjo ishte maja e gjeneratës së artë të hendbollistëve ferizajas, siç parapëlqejmë t’i quajmë, jo pa ndjenjë krenarie. Në karrierën e tyre kanë arritur të realizojnë shumë të arritura kulminante, prej të cilave shumë kanë mbetur në kujtesën e publikut. Por edhe pse tradita përmes të cilës kanë kaluar është shumë e pasur, asët e kësaj gjenerate nuk e fshehin që u ka mbetur peng në zemër triumfi në këtë finale të kupës.

KH Kastrioti në kampionatin e parë të mëvetësishëm të Kosovës 1991/1992 u bë kampion si dhe u bë fitues i Kupës së Kosovës .

Edhe në kampionatin 1992/1993 Kastrioti mbrojti titullin e kampionit të Kosovës. Pas çlirimit të Kosovës prej viti 1999 e këndej u krijuan rrethanat thelbësisht të reja për zhvillim normal të sportit. Sukseset e hendbollistëve të Kastriotit vazhduan edhe në këtë etapë më të re.

Kastrioti u bë kampion në kampionatin e Kosovës 1999/2000 dhe njëherësh fitues kupe. Po ashtu Kastrioti fitoi Kupën e Kosovës në vitet 2004, 2005 dhe 2007.

Me njohjen ndërkombëtare të hendbollit kosovar, falë një aktiviteti të jashtëzakonshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, të prirë nga kryetari i saj, u krijuan rrethanat që gjenerata e tanishme e hendbollistëve ferizajas të paraqitet tri herë në kupa evropiane : dy herë në kupën evropiane të fituesve të kupave dhe një herë në Kupën evropiane të sfiduesve . Kësisoj , u përmbush synimi i kahmotshëm i gjeneratave të mëparshme të hendbollistëve ferizajas për paraqitje në një garë zyrtare në arenën ndërkombëtare.

 

Historia ndër vite